Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli i shoqëruar edhe nga shefi i Inspektoratit të FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari, priti në takim zyrtar delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, kryesuar nga gjeneral brigade Blazh Beretin, zëvendësshef i Inspektoratit të Mbrojtjes me bashkëpunëtorë dhe në shoqërim të ambasadores kroate në Prishtinë, Marija Kapitanovic.
Me këtë rast, ministri Demolli theksoi bashkëpunimin dypalësh dhe miqësor në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë.
Ministri Demolli foli për bashkëpunimin dypalësh me Kroacinë në fushën e sigurisë që sipas tij ka qenë produktive, dhe se shteti kroat dhe Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë kanë dëshmuar në mbështetjen e dhe konsolidimit me Kosovën.
Kurse ambasadorja e Kroacisë, Kapitanovic tha se shteti i Kroacisë dhe shteti i Kosovës po zhvillojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se marrëdhëniet më intensive i ka pikërisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kapitanovic tha Kroacia ofron përkrahje të vazhdueshme si rreth anëtarësimit në NATO ashtu edhe integrimit në Bashkimin Evropian, me një fjalë ambasadorja tha se “Jemi zëri juaj më i fuqishëm në Bruksel”.
Ambasadorja gjithashtu tha se vendi i saj ka kaluar nëpër të njëjtat vështirësi dhe situata të njëjtë ka kaluar edhe Kroacia.
Delegacioni kroat, sot do të ketë vazhdim të takimeve edhe me Inspektoratin e FSK-së si dhe do të vizitojë Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së dhe Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, ku do të pritet nga stafi komandues i njësive./EkonomiaOnline/