Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, tha se shteti i saj mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.
Por diplomatja kroate thotë se duhet të binden të gjitha shtet që Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara.
Ajo më tej ka shtuar se sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet ende punë nga institucionet përgjegjëse.
“Ju e dini që ne e mbështesim Kosovën për liberalizimin e vizave. Ju e dini se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë thënë se ju keni përfunduar obligimet. Por, në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet ende punë”.
“Ne do të mundohemi që t’i bindemi shtet e tjera që Kosova të fitojë liberalizimin. Ne jemi duke u përpjekur, ka shumë nivele në Bruksel, Kosova duhet që të prezantojë argumente që ka përmbushur kriteret “.
“Neve na nevojitet të lexojmë vendimet brenda konceusit që të gjitha vendet të thonë po. Nuk do të shkojë me data, por është thelbësore të kemi vendim pozitiv “.
Barišić, gjatë së mërkurës ka paraqitur prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ajo ka kërkuar që të formohet Qeveria e Kosovës sa më shpejtë në mënyrë që të adresohen prioritetet që ndikojnë në avancimin drejt integrimit në BE, raporton Ekonomia Online.
Nga data 1 janar Kroacia ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian nga Finlanda. Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia.