Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm.
Pas takimit të dy dolën në konferencë për media. Limaj tha takimi kishte fokus të diskutimit investimet e Izraelit në Kosovë, sidomos pas pezullimit të vendimit për privatizimin e tokave bujqësore.
Por gazetarëve nuk iu lejua që të bëjnë pyetje për temat që u diskutuan në takim, raporton Ekonomia Online.
“Është një hap i parë i bëj plani ekonomikë është mirë që këta investitor inkurajohen nga shteti izraelit, dhe siç e dinin pas vendimeve të pezullimeve të tokave tona investitorët po vijnë që janë të gatshëm të investojnë e Izraeli është lider në potenciale bujqësore. Dhe shkëmbin i eksprences dhe hapjet e vendeve të punës”, ka thënë Limaj.
Fusher-Kamm, ka thënë se takimi kishte fokusuar në zhvillim ekonomik dhe për mundësi investimi.
Ambasadorja jorezidente ndonëse nuk foli për mos njohjen e Kosovës, në fillim të vitit ajo tha se Izraeli nuk e njeh Kosovën për shkak të parimeve, e jo nga oportunizmat e as për shkak të ndonjë agjende politike.
“Bazuar në të kaluarën tonë të përbashkët ne si shtet mendojmë se mund të ofrojmë shumë kur mendojmë në shkëmbimin e eksperiencave kur flasim për kurse dhe këtu jam për përmbylljen e një kursi për bujqësi. Kur flas për investim nuk mendoj vetëm për parat, por të shkëmben eksperiencat dhe kemi biseduar për ndikimin social për një investim të tillë, për një partneritet kredibil dhe kjo është fitim prurës për dy palët dhe do të rrisim efikasitetin. Jemi të inkurajuar nga përkrahja qeveritare dhe miqësua mes nesh dhe jemi këtu të ofrojmë një ambient përkrahës që dy shtet tona do të kenë fitime”, tha ajo.
Fisher-Kamm, është ambasadore e Izraelit në Beograd.