Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, tha se këtë vit po shënohen në Kosovë Dita Kombëtare e Kroacisë dhe shënimi i 9 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, është shumë mirë. Kemi dy komunitete. Këtu në Kosovë kemi kroatët edhe pse është komunitet i vogël, ai është historik. Kemi edhe komunitetet shqiptar nga Kosova që jeton në Kroaci. Ata kanë kontribuar shumë për Kroacinë. Presim të zhvillojmë edhe më shumë bashkëpunimin në shumë fusha”, tha Kapitanović, ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në RTK.
Kapitanović, tha se përvjetorët janë kur reflektohet se çka është arritur. ‘Ne kemi arritur dy synimet, anëtarësimin në NATO dhe BE. Tranzicioni nuk ndalet, duhet punuar që të kemi zhvillim dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha ai.
Ajo tha Kosova dhe Kroacia kanë lidhje emocionale. ‘Kemi bashkëpunim në sferën konike, kulturë, biblioteka kombëtare, institucioneve të mjedisit. Ka hapësirë për përmirësime”, tha ajo.
Sipas saj për të rritur investime, duhet të kemi sundim të ligjit. Ajo bëri me dije se në Kosovë, jetojnë 200 kroatë.
“Ata jenë me shekuj këtu. Ka probleme esenciale, infrastruktura dhe punësimi. Duhet të bëjmë më shumë edhe për ta edhe për qytetarët e Kosovës”, tha ajo.