“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për diplomacinë dhe lidershipin

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga vajzat e përzgjedhura në kuadër të iniciativës “Ambassador for a Day”, për të diskutuar mbi botën e diplomacisë.

Në një postim, Haxhiu deklaroi se ishte kënaqësi të diskutonte me të rejat, për të zhvilluar aftësitë e tyre të lidershipit.

“Ishte kënaqësi të bisedoj me këto vajza të talentuara, t’u përgjigjem pyetjeve të tyre për sfidat dhe përvojat e rrugëtimit tim politik, por edhe të dëgjoj idetë dhe aspiratat e tyre për të ardhmen.

Iniciativa të tilla janë të rëndësishme sepse i inkurajojnë vajzat të besojnë në potencialin e tyre dhe të shohin lidershipin si një mundësi reale për të kontribuar në shoqërinë tone” deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme