Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo në kuadër të një programi të Departamentit të Shtetit.
Blerta Deliu, deputete e PDK-së e ka postuar edhe një fotografi.
“Përherë falënderuese ndaj shtetit amerikan për angazhimin në mbështetje të ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook, të enjten.