Zëdhënësi i Pentagonit ka mohuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sulmin e pretenduar nga Kremlini ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
John Birby ka thënën se Rusia është duke gënjyer për këtë çështje, raporton CNN.
“Do t’u them juve se Dmitry Peskov është duke gënjyer. Mendoj,se është e qartë që është një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asgjë të bëjnë me këtë”, ka vazhduar Birby.
“Nuk nuk e dimë as se si ka ndodhur. Por ju garantoj se Shtetet e Bashkuara nuk kannë kurrfarë roli në çkadoqoftë”.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka asnjë indikacion se kush mund të ketë pas sulmit me dronë.