Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë mbi helmimin e agjentit ru, Sergei Skripal dhe bijës së tij, Yulia në Britani.
“U zbulua se qeveria e Federatës Ruse përdorte armë kimike ose biologjike që shkelin ligjin ndërkombëtar ose përdorën një armë kimike ose biologjike vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të saj”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit , Heather Nauert.
Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia u sëmurën rëndë pasi u helmuan me Novichok në Salisbury në mars, megjithëse tani janë mirë me shëndet.