Amerikanët armatosen nga frika prej Coronavirusit

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 100 mijë qytetarë në Kaliforni kanë blerë armë gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, shkaku i shqetësimeve nga trazirat.

Në një studim të Universitetit të Kalifornisë thuhet se 47 mijë persona kanë blerë armë, për herë të parë në jetët e tyre, transmeton KOHA.

Sipas studimit, amerikanët janë pajisur me armë nga shqetësimi për trazira, krizë ekonomike dhe keqmenaxhim të pandemisë prej anës së administratës së presidentit Donald Trump.

Ekspertët kanë thënë se rreziku mbarëkombëtar mund të jetë edhe më i lartë, shkaku i ngritjes së shkallës së papunësisë dhe ndryshimeve shoqërore të shkaktuara nga pandemia.

Disa ekspertë kanë vlerësuar se pandemia ka ndjellë frikë në mesin e amerikanëve. Shqetësimi është se këto probleme mund të ndikojnë në shtimin e rasteve të vetëvrasjeve.

Të ngjashme