Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi zyrtarisht është futbollist i Baselit.
Ka qenë vetë klubi zviceran që e ka zyrtarizuar mesfushorin e njohur.
FC Basel ka nënshkruar me mesfushorin Amir Abrashi si huazim deri në fund të sezonit 2020/2021.
30-vjeçari shqiptar bashkohet me Baselin nga klubi gjerman Freiburg që është pjesë e Bundesligës. Abrashi ka qenë në këtë klub nga vera e vitit 2015.
Amir Abrashi si fëmijë ka luajtur për klube si Bischofszell, FC Weinfelden-Bürglen dhe FC Winterthur.
Ai me Winterthurin debutoi në ekipin e parë të Challenge League në vitin 2008. Abrashi ka luajtur edhe për Grasshopper Club Zurich.
Nga viti 2013 është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, për të cilin ka luajtur 40 ndeshje.