Napoli të marten korri një fitore të rëndësishme ndaj Eintracht Frankfurt në Gjermani, me rezultat 0-2 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ishte fantastik me ndërhyrjet e tij në fazën e mbrojtjes duke mos lejuar që ekipi i tij të pranoj gol.
Por, drenicasi pas ndeshjes bëri një gjest shumë të mirë duke i’a dhuruar fanellën e tij një tifozi që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për ta ndjekur lojën.
Të gjithë e duan Amir Rrahmanin, ylli kosovar pas ndeshjes e befasoi një tifoz të Napolit. 💪🏼🇽🇰 pic.twitter.com/d4C3i86kaa
— LIG Sport (@lig_sport) February 22, 2023