“Amnesty International” takon Thaçin e Mustafën, ngre çështjen e Astrit Deharit

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 08:19 | Nga

Rasti Dehari ka qenë ndër çështjet për të cilat kanë shprehur interesim edhe përfaqësues të organizatës “Amnesty International”, të cilët të hënën dhe të martën kanë pasur takime me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Siç merr vesh “Koha Ditore”, në takimet e ndara, të zhvilluara të martën, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa, zëvendësdrejtoresha e “Amnesty International” për Evropë dhe Azi Qendrore, Gauri van Gulik, e shoqëruar nga hulumtuesi për Ballkan, Todor Gardos, ka ngritur edhe çështjen e vdekjes në paraburgim të Astrit Deharit.

Veç kësaj, përfaqësuesit e “Amnesty International” ngritën edhe çështjet e krimeve të luftës dhe Gjykatës Speciale, të drejtave të grave, si dhe personave të zhdukur.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë zv.drejtoresha e “Amnesty International”, përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter”.

“Takime produktive me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Ngritëm çështjet e krimeve të luftës, të drejtave të grave, të romëve, si dhe për rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Van Gulik.

Të ngjashme