Libri i Lorenza Foschini për princeshën Zoé Obolenskaja, frymëzuesen e Tolstoit risjell në vëmendje historinë që ‘tronditi’ Moskën.
“La Republica” shkruan se nëse do të ishte dashuri, fundi i gjithë historisë do të ishte ndryshe, sepse dashuria, pas stuhive të mëdha fillestare, zakonisht zbehet, kalon, veçanërisht nëse ajo ta bën jetën të vështirë dhe nëse pengesat gjatë rrugës janë të shumta.
Shumë më tepër fatal është pasioni intelektual, i pakufishëm, admirimi që të bën të nënshtruar, të paarsyeshme e ndonjëherë edhe të verbër.
Ishte pikërisht kjo ndjenjë që të përfshin tërësisht, ajo që 150 vite më parë ndezi princeshën ruse Zoé Obolenskaja, gruan e jashtëzakonshme e të pasur të guvernatorit të Moskës, nënë e pesë fëmijëve të tij që u dashurua me revolucionarin e anarkistin në mërgim Mikhail Bakunin, çka i ndryshoi në mënyrë të pandreqshme jetën.
Ngjarja zhvillohet kryesisht në mes të Napolit dhe Ischia – ku ata u u takuan – “Zoe princesha që magjepsi Bakunin” (botim i ‘Mondadorit’) me autore Lorenza FOSCHINI e cila ka parë e konsultuar dokumente, letra, ditarë dhe ka intervistuar të afërmit dhe pasardhësit e dy protagonistëve të librit.
Revolucionari Bakunin, ishte një burrë me trup të madh, i çrregullt, i lënë pas dore, i veshur keq, edhe pse dikur ishte pinjoll i një familje aristokrate. Udhëtonte në Napoli për ti shpëtuar burgut siberian.
Princesha, trupimët, elegante, e mërzitur nga jeta padobishme në oborrin e Carit, një njeri që vuante nga padrejtësitë e mëdha, arrin të dalë nga pallatet e mëdha ruse dhe të ikë në Napoli për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore të njërit prej fëmijëve të saj.
Ata të dy takohen dhe lind një shkëndijë, një nga ato që vështirë të shuhen. Sipas titullit të librit, ishte princesha ajo qe magjepsi Bakunin, por kur të përfundoni leximin nuk mund të mos pyesni nëse, përveç inteligjencës dhe pasionit, ishin në mes edhe paratë e bujaria e saj ndaj tij.
Për dhjetë vjet Princeshës iu lejua një “lojë” e rrezikshme, që përfshinte një marrëdhënie- një të dashur (dhe një fëmijë), atëherë Car Aleksandri II e urdhëroi Princeshën Obolensky të riatdhesonte fëmijët dhe vetë ajo të mbyllej në një manastir. Ai arriti të bënte vetëm riatdhesimin e fëmijëve, duke i marrë më zor nga krahët e së ëmës, që nuk do ti shihte për shumë vite. Plus, natyrisht, ai u kap përsëri trashëgiminë e madhe.
Në atë kohë kjo histori bëri shumë zhurmë në Rusi gjë që frymëzoi Tolstoin për ‘Anna Kareninën’ duke bërë të harrohej Zoé. Lorenza FOSCHINI, me pasion dhe këmbëngulje e nxjerr atë nga harresa. (La Republica)