Ana Montes, lirohet nga burgu spiunja amerikane e Luftës së Ftohtë

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ana Montes, ndër spiunet më të njohura të Luftës së Ftohtë, është liruar nga burgu pas më shumë se 20 vjetësh.

65-vjeçarja i kaloi gati dy dekada duke spiunuar për Kubën, teksa ishte e punësuar si analiste në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Pas arrestimit të saj në vitin 2001, zyrtarët thanë se ajo kishte zbuluar pothuajse tërësisht operacionet e inteligjencës amerikane në ishull.  Një zyrtar tha se ajo ishte ndër spiunet më të dëmshme që ka kapur ShBA-ja, shkruan BBC.

Pas arrestimit të saj, Montes u akuzua se kishte treguar identitetin e katër spiunëve amerikanë dhe kishte shpërndarë të dhëna në dokumente të shumta.

Ajo u dënua me 25-vjet burgim, duke u akuzuar se e ka vënë në rrezik “kombin në tërësi”.

Të ngjashme