Analistët: Zgjedhjet s’duhet të mbahen pa përfunduar reforma zgjedhore

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 08:38 | Nga

Njohësit e proceseve politike dhe zgjedhore, Mazllum Baraliu dhe Blerim Burjani kanë vlerësuar se zgjedhjet e reja parlamentare nuk duhet të mbahen pa përfunduar procesi i reformës zgjedhore.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re”, se është nevojë urgjente të evitohen mangësitë aktuale në sistemin zgjedhor.

Sipas tyre, mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjit aktual do t’i sillte të njëjta probleme gjatë përgatitjes paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor, e sidomos pas procesit zgjedhor.

 Baraliu e Burjani kanë bërë me dije se reforma zgjedhore ka mbetur peng e partive politike meqë shumicës së tyre u konvenon sistemi aktual zgjedhor.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme