Analisti zbulon përplasjet ndërmjet Kurtit e Osmanit për KiE-n, një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Komentatori politik, Fidan Rama ka treguar detaje interesante nga prapaskena që kanë ndodhur një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, e ku pritej që Kosova të bëhej anëtare e KiE.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Rama ka treguar për përpjekjet e fundit të vendeve të QUINT-it dhe presidentes Osmani për të bindur kryeministrin Kurti për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese Draft-Statutin e propozuar nga Miroslav Lajçak për Asociacionin, raporton gazeta10.

Sipas tij, me propozimin e fundit të QUINT-it të bërë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së fillimisht ishte pajtuar edhe vetë Albin Kurti.

“Çka ka ndodhur të mërkurën e kaluar ose edhe të enjten. Ka qenë përpjekja e e fundit e shteteve te QUINT-it të cilat kanë kërkuar nga z. Kurti që të paktën si bazë të pranojë Draft-Statutin e propozuar nga Miroslav Lajçak. Ky pranim ka nënkuptuar krijimin e një grupi të përbashkët mes anëtarëve të Këshillit të Evropës, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunave ku janë shumicë serbe për të krijuar pastaj një Draft-Status të amandamentuar dhe mbi këtë bazë dhe të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë gjë është pajtuar edhe z.Kurti edhe z. Konjufca edhe znj. Osmani. Çka ka ndodhur rrugës, duke se ka ndodhur shkarja ose veprimi i njëanshëm i Kurtit në raport me Gëvallën ka sjell një mosbesim që ka shfaqur ndaj presidentes është parë si tallje nga vendet e Këshillit të Evropës dhe kjo tallje nuk ka kaluar. Pra përpjekja e fundit kanë qenë, jo me dërgua në Gjykatë Kushtetuese, por është kërkuar që të paktën deklarativisht si bazë të pranohet Draft-Statuti që është propozuara nga Lajçak. Pastaj në fund të ulën grupet e përbashkëta dhe të formojnë një të tillë. As kjo nuk është pranuar dhe ky ka qenë veprim i gabuar politikisht nga ana e kryeministrit” , ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për përplasjen që kjo çështje ka sjell mes Kurtit dhe Osmani, duket shtuar se përplasjet të tilla por me pak të theksuara dyshja kanë pasur edhe me herët.

Të ngjashme