“Analisti” i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka akuzuar ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier se “mori anë, hapur dhe ekskluzivisht” në betejën elektorale për zgjedhjet parlamentare që mbahen në shkurt të vitit 2025.
Por, Ramabaja vazhdon “analizën” e tij kontroverse, duke pretenduar se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns, “do t’i japë fund kurtheve të diplomatëve”.
“Mendoj që kjo vizitë (e William Burns) do t’i japë fund kurtheve të diplomatëve si ky Hovenier, për t’u pozicionuar në betejën elektorale që po vjen. Deklarata e Hovenier ishte eksluzivisht anim i hapur në betejën elektorale në Kosovë”, tha Ramabaja për “5 pyetjet AL”.
(Foto nga arkivi i Ekonomia Online)