Ekonomia Online
FUNDIT

Analizë për Buxhetin 2024 – Buxhet me orientim të një ekonomie socialiste

Analizë për Buxhetin 2024 – Buxhet me orientim të një ekonomie socialiste

1/3 e buxhetit te shtetit apo 32% pritet te shpenzohet nga kategoria e Subvencioneve. dhe 26% investime kapitale. Buxheti i vitit 2024 mund të karakterizohet si buxhet me orientim të një ekonomie socialiste.

  1. Të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të jenë 3.028 miliardë euro, gjë që është 143.9 milionë euro apo rreth 5% më shumë se sa të hyrat e buxhetit të rishikuar të vitit 2023.
  2. Në anën tjetër, shpenzimet buxhetore pritet të rriten në 3.31 miliardë euro në projekt buxhetin e vitit 2024 në krahasim me 3.23 miliardë euro me buxhetin e rishikuar për vitin 2023. Sa i përket nevojës për financim, është rritur buxheti nga 408 milionë euro (2023) në 450 milionë euro në vitin 2024.
  3. Me gjithë rritjen e nivelit të financimit, deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin 2024 pritet të jetë 284.6 milionë EUR, apo rreth 2.7% e BPV-së,
  4. Sa i përket shpenzimeve kapitale në projektbuxhetin e vitit 2024 shuma e planifikuar është 859. 2 milionë euro dhe se 91% e shpenzimeve kapitale pritet të financohen nga buxheti i rregullt.
  5. Në anën tjetër, fondet e likuidimit të AKP-së me buxhetin e rishikuar të vitit 2023 ishin zero, sikurse edhe në projektbuxhetin e vitit 2024 janë zero.
  6. Institucionet që pritet të kenë rritjen më të madhe në buxhet sipas projekt buxhetit të vitit 2024 krahasuar me rishikimin 2023 janë: Ministria e Punëve të Brendshme me 36.7 milion euro më shumë apo 20.45%, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me 34.7 milion euro më shumë apo 24.8%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 31.1 milion euro më shumë apo 54.5%, Ministria e Mbrojtjes me 29.8 milion euro më shumë apo 24.2% etj.
  7. Ndërsa Institucionet që pritet të kenë uljen më të madhe në buxhet sipas projekt buxhetit të vitit 2024 krahasuar me rishikimin 2023 janë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 180 milion euro më pak (-16.21%), pastaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 15 milion euro më pak (-37.7%), pastaj Agjencioni Kosovar i Privatizimit me 1.1 milion euro më pak (-19.7%), Universiteti i Prishtinës me pak për 956 mijë euro (-2.93%) etj.
  8. Nga sa u tha me larte, Politikat Publike Buxhetore qeveritare priten te orientohen: ne Siguri dhe Ushtri, Shendetesi Kulture rini dhe sport, me nje rritje dhe perkrahje buxhetore solide nga Qeveria, ndersa Ekonomia, ndermarresia, dhe Arsimi I larte universitare priten te goditen me mos perkrahje buxhetore.
  9. Ne tabelat buxhetore, kemi dy lloje te kategorive: Kategorit operative dhe Kategorit Kapitale. Kategorine operative e perbejne keto shtylla: Pagat, Mallrat dhe Sherbimet, Subvencionet dhe Rezervat rrjedhese. Ndersa kategoria kapitale perbehet nga komponenta Investimet Kapitale.
  10. Buxheti 2024, per kategorine e Pagave pritet te jete =805.4M, per Mallra dhe Sherbime 518M per subvencione 1,063M. dhe per Rezervat rrjedhese 10.2M.
  11. Rrjedh pyetja pse 1,063Miliard ne Subvencione dhe transfere: Me lejoni ta zberthej: Kjo qeveri ne kuader te Subvencioneve planifikon qe ti shpenzoj 430M ne pensione dhe kompenzime
  12. Penzione dhe kompenzime
    a. Pensionet bazike –
    b. Pensionet e Aftesise se kufizuar
    c. Pensionet e parakohshme (Trepça)
    d. Pensionet e parakohshme
    e. Pensionet kontributdhënës
    f. Pensionet e pjesëtarëve të FSK
    g. Provizionet e bankave per pagesen e skemave
    h. Financimi I deputetëve të viteve 90’
    i. Kompensimi për te burgosurit politik
    j. Kompensimi për të verbërit
    k. Pensioni familjar
    l. Pensioni invalidor I punës
    m. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët
  13. Politikat sociale dhe sherbimet sociale planifikon ti shpenzoi 159.7 Milion
    a. Ndihmat sociale – 51.4 milionë euro apo 3.6 milionë euro më shumë se viti 2023
    b. Skemat e fëmijëve me aftësi të kufizuar – 4.35 milionë euro
    c. Pagesa për lehona dhe shtesat e fëmijëve – 95 milionë euro apo 55 milionë euro më shumë se viti 2023 etj,
  14. 117 Milion per veteranet dhe invalided e luftes.
  15. Buxheti per shendetesi per vitin 2024 pritet te jete: 345 Milion
  16. Buxheti per arsim per vitin 2024 pritet te jete: 372 Milion

1/3 e buxhetit te shtetit apo 32% pritet te shpenzohet nga kategoria e Subvencioneve. dhe 26% investime kapitale. Buxheti i vitit 2024 mund të karakterizohet si buxhet me orientim të një ekonomie socialiste.

Të ngjashme