Anarkistët grekë sulmojnë Ambasadën e Iranit

Ambasada e Iranit në Athinë
Prishtinë | 17 Sht 2018 | 14:21 | Nga

Një grup anarkistësh sulmoi Ambasadën e Iranit në Athinë, në shenjë proteste ndaj trajtimit që i bën Teherani popullatës së tij kurde, thanë autoritetet greke.

Zyrtarët policorë thanë se rreth dhjetë njerëz të armatosur me shufra të hekurit thyen dritaret e dhomës së pritjes në ambasadë dhe hodhën ngjyrë të kuqe në oborrin e saj.

Nuk u raportua për të plagosur në incident.

Në një deklaratë të postuar në internet, grupi anarkist Rubicon tha se ka kryer sulmin në shenjë solidariteti me “kurdët e Iranit”.

Grupi ka kryer disa sulme të ngjashme në Greqi në vitet e fundit, duke sulmuar ambasadat, kompanitë dhe ndërtesat publike.

Pjesëtarët e pakicës kurde të Iranit jetojnë kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ata përballen me diskriminim dhe abuzime të të drejtave të tyre nga Qeveria iraniane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme