Ancelotti zbulon problemin që kishte në Bayern Munich

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 09:28 | Nga

Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen e largimit të tij nga posti i trajnerit në Bayern Munich.

Ancelotti u shkarkua pas një fillimi të keq të sezonit duke marrë pushim për një vit para se të angazhohej si trajner i Napolit.

“Përvoja në Bayern Munich ka qenë e pazakonshme. Gjërat nuk ishin duke shkuar keq, ndeshjet e shtatorit i kishim fituar gati të gjitha”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.

“Por, mendoj se ekzistonte një problem i filozofisë, ata nuk dëshironin të ndryshonin, unë po”, theksoi Ancelotti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme