Anëtarë të Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber, e kanë vizituar Kosovën.
Gjatë vizitës ata takuan ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe biseduan për situatën e sigurisë në vend.
“Ata gjithashtu bënë një vizitë në hapësirat e KFOR-it ku mësuan për kontributin e rëndësishëm të misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.