Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.
Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.
Beqiri tha se kemi humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.
Beqiri ndryshe u shpreh: “Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”.
“Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne”.
“Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt!”