Anëtarë të VV-së vizitojnë foshnjën e parë: Forcimi i institucioneve publike do të jetë prioritet

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 01:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët, Arben Vitia e Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi, Jusuf Ulaj, kanë vizituar Repartin e Gjinekologjisë, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku tha se obligim i të gjithëve është që fëmijëve tu garantohet një e ardhme më e mirë.  Ajo më tej ka apeluar që të nxitet gjidhënie.

Sipas saj, prioritet do të jetë forcimi i institucioneve publike.

“Për neve është shumë e rëndësishme forcimi i institucioneve publike. Ka rëndësi që të krijohet kushtet e punës që mos të na ikin mjekët. Prandaj forcimi i institucioneve do të jetë prioritet i yni”.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë dhe është djalë. Nëna Donjeta Berisha, 26 vjeçare nga Podujeva, ka falënderuar mjekët e kësaj klinike për kujdesin.

Kurse Naser Rafuna, shef i ekpit kujdestar, tha se nëna dhe i posalinduri janë në gjendje të mirë.


LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/femija-i-pare-per-vitin-2020-ne-kosove-eshte-djale/

Të ngjashme