Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) është pranuar me të drejta të plota në Organizatën Evropiane për Trupa Menaxhues të Zgjedhjeve Profesionale (ACEEEO).
Me këtë anëtarësim në këtë institucion KQZ si trup menaxhues të zgjedhjeve mund të përfitojë ngritje profesionale. Kështu u tha gjatë konferencës së përbashkët nga KQZ-ja e Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të republikës së Shqipërisë.
Pranimi i Kosovës është bërë në konferencën e 25-të të shoqatës, që u zhvillua në Tiranë, si dhe pas një lobimi mjaft të rëndësishëm që ka bërë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Lefterije Luzi.
Valdete Daka, kryetare e KQZ tha që kjo arritje e komisioni zgjedhor është falë lobimit të komisionit shqiptar, i cili ka bërë të mundur anëtarësimin në ACEEO.
“Tashmë Kosova ka vendin e vet në ACEEEO dhe në besojmë që si trupa menaxhues të zgjedhjeve në të ardhmen mund të përfitojmë ngritje profesionale. Përgëzoj KQZ-ën e Shqipërisë edhe për organizimin e shkëlqyeshëm të Konferencës së 25 vjetore të ACEEEO-së, që mendoj se i ka dhënë një imazh të mirë këtij vendi para pjesëmarrësve te 40 shteteve nga e gjithë bota”, tha Daka gjatë këtij takimi.
Kurse kryetarja e KQZ-së nga Shqipëria, Lefterie Luzi, ka thënë që bashkëpunimi me të gjithë trupat e tjerë zgjedhor është i hapur për Kosovës.
Për më shumë ajo tha se shteti i Kosovës është anëtare e Bordit të Auditimit me një mandat tre vjeçar.
“ Komisioni qendror i zgjedhjeve tashmë është anëtare e ACEEO-së është i hapur dhe tashmë edhe Kosova ka të drejtën e votës në këtë organizatë evropiane. Kjo i afrohet dhe i mbështetet edhe anëtarësimit që ka Kosova në bordin e auditimin me mandate tre vjeçar. Duket që KQZ e Kosovës është pjesëmarrëse e shumë organizatave të rëndësishme të trupave të menaxhimit zgjedhor”, ka thënë Luzi.
Kosova gjatë vitit 2017 pritet të ketë zgjedhje lokale dhe shteti i Shqipërisë do ketë zgjedhje Parlamentare.