Pajtim Krasniqi, inspektor në komunën e Lipjanit, është njëri nga të arrestuarit e aksionit të sotëm për keqpërdorim me fondet për bujqësi në Ministrinë e Bujqësisë.
Krasniqi, është kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Akllap, i cili është zgjedhur me 24 qershor 2019.
Po ashtu, Krasniqi është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në komunën e Lipjanit.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion, ku kanë arrestuar disa persona për keqpërdorim me fonde për zhvillimin e bujqësisë.