Anëtari i LDK-së: Asnjë përkrahës i Isa Mustafës nuk duhet të bëhet kryetar

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, e ka komentuar dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit, teksa ka thënë se ky veprim është i vonuar nga ana e tij.

Në një bisedë telefonike për “Frontal” në T7, Salihaj tha se Mustafa i ka shkaktuar dëm partisë dhe vendit.

“Mbrëmë thash që duhet të jap dorëheqje Isa Mustafa…Dorëheqja pritej për një kohë të gjatë, dorëheqja nuk është ngushëllim i madh pasi pasojat janë të rënda për partinë dhe për Kosovën. Pas vdekjes së Rugovës LDK-së i kanë shkuar punët ters, Isa Mustafa ka brenda shumë të përkëdhelur që s’kanë asnjë kontrubut”, tha ai në Frontal, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se nuk flet me emra, por, “dihen ata që janë rreth tij, kryesia e ngushtë, ata janë të përkëdhelurit e tij”, shtoi ai.

I pyetur nëse Lutfi Haziri do të ishte i duhuri për të parin e partisë, ai tha “unë konisderoj që asnjëri prej atyre që kanë qenë përkraës të flaktë të politikës së Isa Mustafës, nuk mund të jenë kryetar sepse do ishte vazhdimësi e asaj që ka ndodhur deri tash”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme