Adem Salihaj e quan Thaçin tradhtar dhe aludon se Lutfi Haziri është vegël të tij

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:09 | Nga

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, e ka quajtur presidentin e vendit, Hashim Thaçi vegël të Serbisë.

Ai ka thënë më tutje edhe brenda partisë që i takon, ka individë që janë bërë sipas tij, vegël e presidentit – duke aluduar në nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, njofton Klan Kosova.

“Hashim Thaçit iu çorr maska dhe po i shihet qartë fytyra e tij e tradhtisë, fytyra e një vegle të thjeshtë të Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës”, ka shkruar Salihaj në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“I gjendur para një situate kur tashmë të gjithë e panë fytyrën e tij të vërtetë dhe i mbetur pa asnjë përkrahje te shqiptarët, ai po vrapon të gjejë mirëkuptim te maqedonët dhe malazezët”.

“Në ndërkohë, tashmë u paraqitën me prononcime edhe veglat e Thaçit brenda LDK-së, të cilët, në momentet e fundit, po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tij. Madje, ata po dalin edhe më militantë se vetë militantët e PDK-së,sepse tashmë, edhe brenda partisë së tij, Thaçi e ka humbur përkrahjen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme