Salihaj paraqitet si dëshmitar në gjykimin kundër Limajt

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 10:20 | Nga

Ish-kryetari i Ferizajt, Adem Salihaj, është paraqitur në gjykatë përballë zëvendëskryeministrit të Fatmir Limajt, si dhe të tjerëve, të akuzuar për korrupsion në rastin “MTPT”.

Salihaj, i cili është anëtar i LDK-së, është ftuar për të dëshmuar kundër Limajt nga Prokuroria e EULEX-it, raporton Koha.net.

Limaj, bashkë me Nexhat Krasniqin, Endrit Shalajn, Florim Zukën, si dhe Shpëtim Telakun janë akuzuar nga Prokuroria për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe marrje ryshfeti.

Prokuroria beson se Limaj ishte udhëheqës i këtij grupi, i cili u jepte tenderë atyre që shprehnin vullnet për të dhënë ryshfet. Keqpërdorimet dyshohet se janë bërë me tenderë në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme