Bajram Gecaj i LDK-së, e ka quajtur “bisht i sakicës” kandidatin për kryetar të Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqin, përcjell Ekonomia Online.
Gecaj ka ironizuar me Bulliqin duke i thënë se ka shpirt sportisti pasi ka kaluar nga një parti në tjetrën.
“Demagogët e LVV-së flasin pēr gjenerata të reja, ndërsa pranojnë bash kushdo t’u ofrohet. I “riu” 52-vjeçar Shpejtim Bulliqi (bishti i sakicës) tanimë ka provuar edhe shpirtin e tij sportiv të salltove nga një parti në tjetrën! ”, shkruan Gecaj.