Anëtari i LDK-së: Rezultati në zgjedhjet e 14 shkurtit debakël, e pritshme dorëheqja e Mustafës

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë një humbje e madhe për LDK’në.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se LDK’ja duhet të reflektojë pas këtyre zgjedhjeve, e të ndryshojë disa statute të partisë.

“Për një parti t’madhe serioze si LDK është humbje e madhe dhe nuk është dashur të presim diçka tjetër pos dorëheqje të kryetarit dhe kryesisë. Konsideroj se kryesia me aktin e dorëheqjes është dashur të vie para Këshillit. Unë konsideroj që LDK’ja pas rezultateve që zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të reflektojë. Duhet të mblidhet Këshilli, duhet ta zhvillojmë debatin dhe t’i bëjmë propozimet e nevojshme për ndryshimin e disa neneve në statusin e LDK’së. Sipas këtyre neneve mund të kandidojë një kandidat në qoftë se e merr besimin e 50 për qind plus 1 të delegatëve, do të thotë të 176 delegatëve. Pastaj të shpallen zgjedhjet e përgjithshme në parti”, ka thënë ai.

Të ngjashme