Anëtari i Partisë Demokratike e Kosovës, Nijazi Kryeziu ka thënë se personalisht do tas votojë Enver Hoxhajn për kryetar të PDK-së.
Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se PDK-ja nuk e ka luksin që të vazhdojë me ushtrues të detyrës së kryetarit.
“Mendoj që Konventa domosdoshmërish është dashur që të mbahet më herët. Nuk e kemi luksin që të vazhdojmë ta ushtrojmë detyrën e kryetarit. Kjo si duket do t’i ketë parametrat e një Konvente të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Më tutje asi foli edhe punën që ka bërë Enver Hoxhaj si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.
Ai tha se Hoxhaj ka bërë edhe punë teknike prej se e ka marr këtë detyrë.
“Deri sot nuk kam parë që janë paraqitur kandidatura. Unë do ta votojë Enver Hoxhajn personalisht. Z. Hoxhaj ka qenë shumë i afërt me ish-kryetarin. Ai qysh në ditën kur e ka marr detyrën, më shumë është marr me çështje të sekretarit, të nënkryetarit sesa me punë të kryetarit. Është merr edhe me çështje teknike. Ndoshta nuk ja kemi krijuar edhe komoditetin”, ka thënë Kryeziu.
“Ai e njeh mirë politiken e PDK-së, politikën e jashtme”, ka thënë ai.