Anëtari i PDK-së tregon emrat e dy kandidatëve potencial për kryetar të partisë

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë për T7 se ende askush nuk e ka shpallur kandidaturën për të parin e PDK’së.

Ai ka dhënë informacione për mbledhjen e sotme të PDK’së, derisa ka pohuar se Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi po përfliten si kandidat të mundshëm për kryetar të PDK’së.

“Temë qendrore sot janë parapërgatitjet për konventën zgjedhore. Në kuadër të partisë ekziston një komision që po e përgatit konventën. Më 1 korrik është afati i fundit i paraqitjes së kandidaturës. Ende nuk kemi një kandidaturë zyrtare. Unë do të kërkojë që kandidatët e moçëm të shpallin kandidaturat sa më shpejtë. Deri tash s’ka asgjë zyrtare, ka përfolje edhe për zotin Hoxha edhe për zotin Krasniqi”, ka thënë ai.

Cakolli tutje ka thënë se ai do të kërkojë që kandidatët të shpallin sa më shpejt kandidaturat e tyre, pasi që një ngjarje e tillë është shumë e rëndësishme për gjithë vendin.

“Zgjedhja e kryetarit është ngjarje për tërë Kosovën. Unë do të kërkoj që kandidatura të shpallet sa më shpejtë që është e mundur. Gara është e hapur, të gjithë ata që i plotësojnë kriteret mund të kandidojnë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme