Kancelaria gjermane, Angela Merkel, u ka dhënë lamtumirën 2.5 milionë ndjekësve të saj në Facebook pasi që ka vendosur ta mbyllë llogarinë së saj në këtë faqe.
Nëpërmjet një videoje, Merkel ka shpjeguar se arsyeja e mbylljes së llogarisë në Facebook, ka të bëj me faktin se ajo më nuk është udhëheqëse e partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), shkruan Euronews.
“Sot është dita ku unë dëshiroj t’ju falënderoj për të gjithë mbështetjen tuaj në faqen time në Facebook”.
“Ju e dini që unë nuk jam më presidente e CDU-së, prandaj tani do ta mbyllë llogarinë time në Facebook”.
“Por unë do të doja që ju të vazhdoni ta ndiqni punën time si kancelare”.