Mbrëmjen e kaluar Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie ishin në të njëjtin vend; në Golden Globes. Dyshja e vajzave me siguri që nga ndarja e Aniston me Pitt, nuk kanë qenë kaq pranë njëra-tjetrës.
Teksa Jennifer Aniston u ngjit në skenë, me siguri të gjithë prisnin reagimin e Jolie. Aktorja Dakota Johnson reagoi në këtë moment, siç do reagonim çdo njëri prej nesh.
Ajo shikonte me kuriozitet Jolie-n, teksa Aniston ishte në skenë. Nga ana tjetër Jolie gjatë kohës që Aniston fliste, ajo bënte sikur nuk e kishte mendjen tek ajo.
Në fakt është e sikletshme që të ndodhesh në të njëjtin vend me ish-in e ish-it sado modern apo të emancipuar të jenë njerëzit.