Anglezët gjejnë fajtorin, ja kush e “eliminoi” Anglinë…

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 15:00 | Nga

Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia.

Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.

Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike. Në botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua.

4 vite më pas në botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1. Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij 3 luanët u eliminuan nga botërori.

Një tjetër provë për dyshimet e të gjithëve…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme