Pesë gjëra për të cilat meshkujt ndihen fajtorë

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Janë pyetur disa meshkuj për çfarë ndihen më shumë fajtorë.

Që bëjnë shumë kritika

“Ndihem fajtor që e kritikoj të dashurën për mënyrën si ha, apo si stërvitet”, ka thënë një prej tyre. Nuk është i vetmi që pranon që ka thënë fjalë që nuk donte. Qoftë një vërejtje e pamenduar për mënyrën si balancon jetën dhe punën, për veshjen apo, shpresojmë që jo, për trupin tënd, ai ndihet fajtor dhe e kupton që ai koment do të ngelet në mendje.

Që kanë…uhh…dëshirë për veten

Diçka që e kanë pranuar shumë burra: “Ndihem më shumë fajtor që pres që ajo të ikë që unë të…” Po, burrave u pëlqen seksi, por në ndonjë rast do pëlqenin pak kohë me veten. Por disa ndihen më shumë fajtor, sepse gjatë këtij akti mendonin për motrën apo kushërirën e partneres. Ata pohojnë që nuk do ndodhte kurrë diçka në jetën reale, por kur mendimi iu erdhi në kokë, thanë “pse mos ta çoj deri në fund?”.

Që nuk janë aq të dhënë pas partneres sa dikur

Shumë ndjenja faji të burrave bëjnë pjesë në këtë grup: “Dikur kam qenë spontan dhe romantik, ndërsa tani jam një gomar që punoj gjithë ditën”. Disa thonë që blinin çokollata ose lule kur dilnin nga puna, i sillnin suvenire nga udhëtimet, disa organizonin netë të veçanta me darkë, pije, surpriza. Tani nuk e bëjnë më. Pse? “Mendoj gjithmonë që të bëj diçka të vogël, një kartolinë, një çokollatë, thjesht që ta dijë që mendoj për të, por pastaj gjithë rrëmuja në punë, jeta, fëmijët dhe më del nga mendja. Ndihem në faj për këtë.”

Që kanë harruar një datë me rëndësi

Ka disa data të mëdha që sikur është e thënë që burrat të paktën një herë do i harrojnë: ditëlindja jote, Shën Valentini, një ngjarje e rëndësishme në punën tënde, përvjetori juaj. Çfarëdo date e rëndësishme qoftë, nëse partneri e harron për shkak të angazhimeve në punë apo familje, ai do ndihet në faj për shumë kohë më pas. Dhe ti nuk do e lësh ta harrojë lehtë. Mos ta zgjasim. Ai e di që ka gabuar dhe do përpiqet ta rregullojë disi këtë punë me ty.

Që nuk kanë qenë të sinqertë

Shumë djem në fillim të një historie, pyetjes për ndjenjat e fajit i japin një përgjigje të prerë “Jam treguar shumë tr.p”. Disa djem ndihen sikur i kanë mashtruar vajzat. Njëri prej tyre thotë: “Ndihem në faj me një vajzë me të cilën dilja dhe flinim bashkë çdo fundjavë, por nuk kisha ndër mend të nisja një histori dhe pse hiqesha sikur do vazhdonim bashkë”. Gjithashtu, edhe për mesazhet apo telefontat me shumë vonesë me shpresën që një ditë nuk do ia kthenin fare, djemtë e sapoangazhuar në një histori, ndihen rëndom në faj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme