Kur mendon për ishullin e Maldiveve, menjëherë të pasqyrohen plazhet e bukura, deti i pastër dhe i kaltër, si dhe dielli i fortë.
Një parajsë për pushime, është vend ku pushojnë personat e famshëm .
Nuk është një vend i njohur për futboll. Mirëpo, aty gjendet një anglez që po mundohet ta ndryshojë këtë.
Londinezi Judan Ali 46-vjeçar, është emëruar drejtor teknik i Federatës së Futbollit të Maldiveve në nëntor të vitit të kaluar.
Puna e tij është të përmirësojë gjendjen e futbollit në shtetin në jug të Azisë, që gjendet në pozitën e 155-të në renditje botërore, duke filluar nga baza e deri te niveli senior dhe po ashtu në të dyja konkurrencat.
Ali, që ka pasur një periudhë si trajner te akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, është angazhuar në një kontratë dhjetëvjeçare për t’i dhënë formë mënyrës se si praktikohet futbolli në Maldive.
Maldivet mund t’i mbajë të gjalla shpresat për kualifikim në Botërorin 2022 në Katar, nëse mposht Kinën, Sirinë dhe më pas Filipinet.
Mirëpo, Ali duhet të gjejë një seleksionues për të pranuar një rol afatshkurtër nga një listë prej 150 aplikacioneve nga disa prej emrave të famshëm në futboll..