Anglia lejon të vaksinuarit nga BE dhe ShBA të hyjnë pa karantinë

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Anglia do të lejojë vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që janë vaksinuar plotësisht të hyjnë në vend pa pasë nevojë të karantinohen nga java e ardhshme, një gjë e shumëpritur për linjat ajrore dhe kompanitë e udhëtimit.

“Ne po ndihmojmë të ribashkojmë njerëzit që jetojnë në SHBA dhe vendet europiane me familjen dhe miqtë e tyre”, tha sekretari i Transportit Grant Shapps në Twitter.

Ky vendim do të hyjë në fuqi më 2 gusht.

Industria e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar ka kritikuar qeverinë se ka qenë shumë e ngadaltë për t’u hapur, duke thënë se ka lënë turistët të tërhiqen më shumë nga BE.

Linjat ajrore, të tilla si British Airways, si dhe aeroporti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, Heathrow, të rënduar nga humbjet në pandemi deri në 4 miliardë dollarë, përshëndetën këtë veprim, por thanë se nevojitet më shumë që industria të shërohet nga humbja.

Të ngjashme