Anglia miraton përdorimin e dy ilaçeve të reja me kanabis

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Angli i ka miratuar për përdorim dy ilaçe të reja, të cilat janë të prodhuara nga kanabisi dhe do të përdoren për trajtimin e epilepsisë dhe sklerozës së shumëfishtë.

Ky vendim erdhi pas udhëzimeve të reja nga organi këshillues i ilaçeve, NICE, i cili i analizoi disa efekte të këtyre ilaçeve para se ta jepte miratimin për to.

Organizatat bamirëse e kanë mirëpritur këtë vendim, ndonëse disa aktivistë që kanë luftuar për të pasur qasje në këto ilaçe thanë se ai nuk është i mjaftueshëm.

Të dyja ilaçet prodhohen në Britani dhe bëhen nga përbërës që gjithashtu rriten në vendin ishullor. Kështu, mjekët tash e tutje do të mund t’i përshkruajnë për pacientët edhe ilaçin Epidyolex, i cili do të përdoret nga fëmijët që vuajnë nga një formë e rëndë e epilepsisë që i sulmon njerëzit disa herë në ditë.

Me anë të provave klinike është dëshmuar se ilaçi që përmban kanabidiol mund ta zvogëlojë numrin e sulmeve epileptike te fëmijët deri në 40 për qind.

I njëjti ilaç ishte miratuar për përdorim edhe në pjesën tjetër të Evropës në muajin shtator, por autoritetet britanike fillimisht kishin ngurruar ta marrin këtë hap për shkak të çmimit të lart të tij. Përdorimi i këtij ilaçi për një vit nga një person kushton nga 5 deri në 10 mijë funte, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme