Për një javë Peja do të jetë jo vetëm qendër e Kosovës sa i përket filmit të animuar e animacionit në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.
Me mbi 200 filma të animuar që do të shfaqen në katër kinema – prej tyre dy të hapura e dy të mbyllura – punëtori e ligjërata, prej 13 deri më 19 gusht festivali “Anibar” do të jetë kryefjala e ngjarjeve kulturore.
Në një konferencë për media, të mbajtur të enjten në Prishtinë, organizatorët kanë shpaluar krejt programin e Festivalit.
Slogani i sivjetmë “50/50” synon promovimin e barazisë gjinore sa i përket animacionit. Në edicionin e tij të 9-të Festivali mëton që ta ngrejë zërin sa i përket përkrahjes së grave për t’u marrë me animacion.