Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar Anibar shpalos si temë të edicionit rikthimin e qytetit nëpërmjet aktivizimit të hapësirave publike të qytetit.
Në tekstin vijues gjeni deklaratën zyrtare të edicionit te tetë të festivalit i cili mbahet me datat 14 deri me 20 gusht, ku shpjegohen të gjitha motivet dhe detajet e kësaj teme. Për vite tashmë, Anibar ka arritur një pozitë të dukshme në portofolin kulturor të Kosovës.
Është bërë pothuajse një dekadë pune e palodhshme dhe përkushtimi ndaj rezistimit të pasivitetit kulturor dhe mungesës së llojllojshmërisë në arte dhe kulturë. Çdo vit, i bashkojmë të rijnt dhe të moshuarit, nga Kosova dhe jashtë saj, për të festuar një komunitet të shumëllojshëm të regjisorëve, artistëve, e talentëve.
Qysh nga fillimi, përmes numrit të pjesëmarrësve dhe mundit vullnetar, kemi fituar potencial për t’u rritur dhe zjgeruar përtej çdo kufiri politik e gjeografik.
Me krenari po festojmë tetë vite festival dhe duam që të bëhemi zë më i fortë i interesave të përbashkëta, një formulë e përbashkët mbi atë se si komuniteti jonë e sheh shprehjen e artit në këto kohë rrëmuje politike, ekonomike, dhe industriale.
Gjithmonë e kemi konsideruar si një gjë shumë të rëndësishme: krijimi i një lidhjeje të fortë brenda komuniteteve, që të kemi një përqendrim të madh në problemet e përbashkëta, të cilat më parë ishin mënjanuar nga shoqëria.
Festivali është krijuar me të vetmin qëlim që të lidhë rrugë e njerëz, e përfundimisht të gjëjë mënyra për të zbuluar nevoja të domosdoshme që të na jap prezencë në mungësë, në mnyrën më të mirë të mundshmë.
Qëllimi jonë është që të sjellim sugjerime konkrete, dhe ta përfaqësojmë pasionin tonë për ndryshime. I themeluar në vitin 2010, Anibar i ka dhënë fund mungesës së njeshmërusë kulturore në qytetin e Pejës.
Si organizatë kulturore jofitimprurëse, jemi përpjekur të krijojmë aktivitete kulturore me ndihmën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar.
Në dy edicionet e kaluara, festivali ka folur për Migrimin dhe Ngrohjen Globale, tema të cilat janë pritur mirë dhe janë duartrokitur nga shumë. Që nga maji i vitit 2015, ne gjithashtu e kemi “marrur” të vetmen kinema në qytet, kinema e cila ishte jashtë funksionit për vite me radhë ne periudhën e pasluftës.
Programet tonë të filmave, si dhe nisma të tjera revolucionare në kinema kanë ringjallur një interes për të parë dhe për të përjetuar kulturën prej një këndi të ri.
Kjo bëri që të fitojmë një kontratë 15 vjeçare qiramarrjeje për ndërtesën e kinemasë nga këshilli i qytetit, për ta menaxhuar kinenamë nën pikëpamjet tona kreative dhe administrimin tonë, një mundësi që shumë shpësh ka sjellur sfida e beteja.
Këtë vit i kemi bashkuar forcat më të tjerët për ta Rikthyer Qytetin, si motiv kryersor dhe një mision premtues i Anibarit. Sepse ne besojmë se hapësirat publike në Kosovë janë ekspozuar ndaj pengesave negative që kanë shkaktuar largim nga shoqëria lokale, ne duam ta rikthejmë qytetin nga shtypja.
Duke e rikthyer qytetin, Anibari synon të reflektojë një ndërgjegje më të mirë të shoqërisë në raport me hapësirat publike.
Rregulloret e qeverisë dhe sektori privat kanë qenë baza prapa një fuqie të vazhdueshme mbi atë se si të tjerët bashkëveprojnë me qyteti, dhe si një kolektiv njerëzisht që nisën Anibarin para shtatë viteve, ne nxisim të promovojmë faktin se hapësirat publike u takojnë publikut.
Tema jonë këtë vit është një nismë të cilën shpresojmë ta themelojmë dhe ta sfidojmë, jo vetëm këtë edicion të festivalit, por edhe gjatë viteve të ardhshme.
Kjo nismë është përgjigje ndalj një elite të aktorëve që shkaktojnë shpërbërje të marrdhënieve me hapësirat publike, ose edhe më keq: duke e ushqyer mungesën e produktivitetit dhe harresën.
Çasja jonë për rikthim është një sinjal mbi kreativitetin e qytetit, duke ftuar qytetarët, mandje edhe vizitorët që të na ndihmojnë në zhvillim, dhe që të kemi intimitetit me hapësirat publike jo vetëm gjatë festivaleve. Ky projekt ka për qëllim të eksplorojë të dyja: natyrën dhe peizashin urban, të renë dhe të vjetrën, në mënyrë që të gjallërohet përdorimi i hapësirave të pajetë.
Ky udhëtim filloi me zërin tonë aktiv kundër problemeve me revitalizimin e hapësirave publike nga pronat qeverisëse në qytetin e Pejsës. Ne ia kemi dalur ta marrim të vetmen kinema, dhe jemi në proces e sipër të hapjes së dyerve të saj për publikun. Kjo arritje ka bërë që ne të vazhdojmë me punën tonë drejt revitalizimit të hapësirave tjera të braktisura, në mënyrë që t’i bëjme thirrje përdorimit maksimal të hapësirës.
Sidoqoftë, ne besojmë se misioni jonë do të përfshijë në proces të gjithë komunitetin, njerëzit me ide dhe aktivistë përtej kufijëve të qytetit. Duam që vazhdimisht të inkurajojmë njerëzit jashtë kufijëve tonë gjeografik që të marrim përsipër proceset e rikthimit dhe revitalizimit të hapësirave tjera publike.
Kjo nismë jo vetëm që është këshiluar por edhe do të përfshijë edhe pikëpamje të fushave tjera të ekspertizave, si antropologji, urbanizem, kulturë, mjedis, si dhe ruajten historike. Dhe më e rëndësishmja, zërin e njerëzve.
Kjo është arsyeja se pse ne vazhdimisht kemi për qëllim të mbajmë gjallë punën në organizatë ku përfshihen të gjithë: artistë, ekspertë, hulumtues, tregim-shtjellues, dhe vizitorë.
Ne jemi duke sjellur së bashku çdo zë për të kompozuar një këngë që i flet qytetit. Dhe Peja do të bëhet një himn se si ndërtesat, historia, vendndodhjet, dhe karakteret mund të përdoren në të mirë të komunitetit edhe në qytetet tjera, dhe si kjo këngë do të bëhet hit që do ta mbajë qytetitn duke kënduar e vallëzuar për trashëgiminë e tij, për atë që e kaluara dhe e tashmja na ofrojnë që të kujtojnë, përdorim, e të përjetojmë.
Rikthimi i qytetit do të luftojë për vlera demokratike në hapësirat publike. Rikthimi i hapësirave publike do të sjellë një atmosferë të mbushur me njerëz e aktivitete që përfaqësojnë një kultute apolitike, një qëndrim të hapur ndaj mediumeve të reja dhe, pritjeve më të ulta.
Ne kemi identifikuar mjete precize me anë të së cilave do të rikthejmë qytetin, dhe besojmë se motivi i festivalit do të gjallërojë atë që nuk ka pasur jetë për kohë të gjatë: dije të re dhe praktika që hyjnë në punë për të përqafuar flagrancën e llojllojshmërisë kulturore, pa e lëne prapa kujtesën, narrativin mbi atë që për çfarë ka nevojë një qytet që të mos fle kurrë: për njerëzit e tij.