Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas anulimit të konkursit të noterëve, ka filluar me mbikëqyrjen e punës së përmbaruesve e ndërmjetësuesve si dhe të noterëve, shkruan Ekonomia Online.
Haxhiu reagoi pas ankesave të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.
Ajo kërkoj nga qytetarët të dërgojnë ankesën në Ministri të Drejtësisë që të procedohet. Pasi shkruan ajo se nuk do të neglizhohet siç ka qenë në të kaluarën.
Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikëqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve.
Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.
I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën.
Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave.
Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë.