Ankthi në menopauzë mund të kontrollohet thonë psikologët

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Një nga problemet më të mëdha shëndetësore që përjetojnë gratë gjatë menopauzës, është ankthi.

Sipas një raporti të fundit në SHBA, theksohet se tashmë kjo simptomë e cila është mjaft e zakonshme gjatë menopauzës, mund të neglizhohet duke e bërë më të kontrolluar, njofton Klan Kosova.

Kështu ka bërë të ditur nga analizat e tij të realizuara në hulumtim, Dr Meg Arroll, psikolog nga kompania shëndetësore Healthspan.

Raportohet se ka rreth 37 milionë gra në SHBA dhe 13 milionë të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat vuajnë nga para ose pas menopauza, njofton Klan Kosova.

Ankthi është përmendur shpesh si një nga simptomat shqetësuese të menopauzës, me një të katërtën e grave duke thënë se ata ndjehen të shqetësuar gjatë kësaj kohe.

Një në katër gra do të përjetojnë simptoma debilituese që mund të zgjasin deri në 15 vjet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme