Në vitin 2008, italiania Anna Ciriani u suspendua nga pozita e mësimdhënëses pasi fotografitë e saj prej pornostareje u publikuan në internet.
Ndërsa tani ajo po kandidon për eurodeputete në zonën e Italisë Jugore, shkruan Ticinonews.
Kandidatja Ciriani thotë se ka shumë mbështetje dhe beson se mund të fitojë gjatë zgjedhjeve.
“Unë jam shumë liberale dhe mendoj se do të fitoj sepse kam shumë popullaritet. Vendimi për të qenë kandidate për në Jug rrjedh nga popullariteti im në të gjithë Italinë”.
“Kudo që të shkoj unë kam marrë gjithmonë mbështetje sepse jam e hapur, luftoj kundër të gjitha diskriminimeve si dhe luftoj për njohjen e mundësive të barabarta”.