Këngëtarja e njohur shqiptare, Anna Kabashi, vazhdon të jetë më me trend të estradën shqiptare.
Të njëjtin stil ajo po e përçon edhe në projektet muzikore, ku secilën herë ajo vjen me diçka të re dhe tejet të pëlqyer.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Ma shumë” mban titullin projekti i ri, për tekstin dhe melodinë e së cilës ka punuar vetë ajo, në bashkëpunim me producentin Nurteel.
Edhe pjesë vizuale ka qenë mjaft e përsosur, teksa në skena të ndryshme ajo është parë me veshje ekstravagante dhe grim të shkëlqyer.
Që në minutat e parë të lansimit të prodhimtarisë muzikore, fansat e saj kanë filluar me komente pozitive ndaj saj.