Annette Bening presidente e jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 11:04 | Nga

Bordi i Bienales së Venecias i kryesuar nga Paolo Baratta, me propozimin e Drejtorit Alberto Barbera, ka njoftuar se do të jetë Annette Bening presidentja e jurisë ndërkombëtare të edicionit të 74-ët të Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Venecia, që do të mbahet në 30 gusht deri në 9 shtator.

Aktorja amerikane ka qenë protagoniste në filma si “Rischiose abitudini”, “American Beauty”, “I ragazzi stanno bene”, “La diva Julia”, “Bugsy”. La rassegna si terrà dal 30 agosto al 9 settembre.

“Ishte koha që seria e gjatë e presidentëve meshkuj të jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Venecias të ndërpritej dhe t’i linte vendin një gruaje me talent të madh, zgjuarsi dhe frymëzim”, deklaroi drejtori i Festivalit të Venecias, Alberto Barbera.

Barbera u shpreh se “jam i nderuar që Annette Bening e pranoi këtë rol, që do të dijë ta shpalosë sa më mirë falë talentit të saj gjatë karrierës si një yll hollivudian, e shquar për zgjedhje gjithmonë interesante dhe shpesh guximtare. Aktore e rafinuar dhe instiktive Annette Bening i jep roleve të interpretuara ngrohtësi dhe elegancë të natyrshme, që e bëjnë vizionin e filmave një përvojë të jashtëzakonshme. I uroj mirëseardhjen në Venecia.”

Aktorja ka deklaruar se “është një nder për mua që u thirra për të patur rolin e Presidentes së Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Venecia. Po pres me padurim të shikoj filmin dhe të punoj bashkë me kolegët e mi të jurisë për të përkujtuar më të mirën e kinemasë botërore të këtij viti”.

Bening ka marrë katër nominime për çmimin Oscar (“Rischiose abitudini”, 1991; “American Beauty”, 1999; “La diva Julia”, 2004; “I ragazzi stanno bene”, 2010), ka fituar dy Golden Globe (“La diva Julia”; “I ragazzi stanno bene”) dhe Screen Actors Guild Award (“American Beauty”).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme