Kanë sulmuar disa herë faqet e qeverisë shqiptare, përfshirë edhe profilin zyrtar të kryeministrit Edi Rama në Facebook, por kësaj radhe “AnonymousAlbania” duket se kanë “qëlluar” jashtë kufijve.
Grupi i njohur i hakerave shqiptarë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka sulmuar të gjitha faqet zyrtare të shtetit dhe qeverisë serbe.
“AnonymousAlbania” pretendon se të gjitha faqet e qeverisë së Serbisë kanë dalë jashtë funksionit.
Me sa duket kjo ka qenë një hakmarrje e vonuar e hakerave shqiptarë , të cilët e konsiderojnë Serbinë si shtet nazist.