“Anonymous” hakojnë faqen e Aleksandar Vuçiqit

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs.

Kjo vjen derisa ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës  thonë se faqja e Vuçiqit vucic.rs ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.

Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës, krahas postimit kishte bashkangjitur edhe video-mesazhin ku zëri ishte ndryshuar krejtësisht.

Të ngjashme