Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është gati të përballoj fluksin e lartë të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.
Përpos infrastrukturës së nevojshme, ANP “Adem Jashari” ka shtuar stafin mbështetës nga Instituti Limak me qëllim që të gjithë resorët të jenë mjaftueshëm të gatshëm për të kaluar si viteve të tjera edhe kjo periudhë e verës.
Pos këtij angazhimi ANP “Adem Jashari” ka ndërmarrë edhe incentiva me qëllim të shtimit të numrit të fluturimeve, linjave dhe linjave të reja të fluturimeve.
Numri më i madh i kompanive që kanë futur në listën e fluturimeve edhe ANP “Adem Jashari” është për linjat drejtë Gjermanisë dhe Zvicrrës, vende ku janë më së shumti të përqendruar diaspora jonë.
“Kemi në funksion programin nxitës që shërben për nxitjen nxitjen e kompanive për të shtuan numrin e linjave të reja, duke i zbritur tarifat e aterrimit, të trajtimit të aeroplanëve dhe gjithashtu i mbështesim financiarisht në fushën e marketingut”.
Vitin e kaluar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” ka arritur shifra rekorde të udhëtarve, njëjtë pritet të ndodh edhe këtë vit
Deri në fund të vitit, numri i udhëtarëve që do të lëvizin përmes ANP “Adem Jashari” do të arrij deri në 2.2 milionë.
ANP “Adem Jashari” është i gatshëm të bëjë edhe investime shtesë nëse një gjë e tillë kërkohet me qëllimin që udhëtarët të ndjehen sa më rehat gjatë qëndrimit në aeroportin tonë.