Kombinimi i antibiotikëve me përbërësin që i jep shijen vaniljes mund të ndalojë përhapjen e super-baktereve rezistente ndaj ilaçeve, ka treguar një studim i ri.
Përzierja e ilaçit spectinomycin me vanilje rritë aftësinë e antibiotikëve që të futet në qelizat e baktereve dhe të parandalojë rritjen e tyre.
Spectinomycin fillimisht ishte përdorë në vitin 1960 për të trajtuar gonorrenë, deri sa kjo sëmundje u bë rezistente ndaj tij.
Mungesa e ilaçeve të reja dhe përdorimi i lartë i tyre ka shkaktuar krizën e rezistencës, që sipas Organizatës Botërore të Shendetesise mund të prekë çdokënd në secilin vend të botës.